Takohen shefat e KFOR-it, AKI-së e Policisë: Të vazhdohet koordinimi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar sot kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Petrit Ajeti dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Takimi është mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë, njofton KFOR-i në një postim në rrjetin social X.

Gjatë takimit, Ulutash ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.

Back to top button