Talebanët fitojnë terren në Afganistan

 
Më shumë se 1 mijë ushtarë afganë janë strehuar në Taxhikistan pas  një sulmi të militantëve talebanë në ditët e fundit.
Sipas burimeve zyrtare, trupat kërkuan mbrojtje nga forcat kufitare fqinje për të shpëtuar jetën e tyre.
Dhuna në Afganistan është rikthyer në përmasa të frikshme dhe talebanët kanë marrë kontrollin në disa pjesë të territorit pas tërheqjes së trupave të NATO.
Shumë ekspertë e kishin parashikuar se largimi i misionit të NATO-s do të sillte dhe kolapsimin e ushtrisë vendase.
Në një marrëveshje të arritur me talebanët, forcat amerikane dhe aleatët e NATO ranë dakord të tërheqin të gjitha trupat me premtimin se ata nuk do të lejojnë Al Kaedën dhe grupe të tjera ekstremiste të operojnë në zonë./21Media

Back to top button