Tani në Instastory mund të poston video deri në 60 sekonda

Aplikacionet dixhitale janë kthyer në mjete që u mundësojnë përdoruesve të ndërveprojnë në skenarë të ndryshëm, ndër më të zakonshmet janë rrjetet sociale dhe këto janë pozicionuar që nga fillimi i shekullit të ri, përcjell portali rtv21.tv

Në këtë kuptim, Instagram njoftoi se do të lejojë ndarjen e historive, apo përmbajtjeve kalimtare në format video për një kohë më të gjatë, sepse aktualisht lejohet vetëm një kohë 15 sekonda.

Vlen të theksohet se nëse kalohen ato 15 sekonda, historia ndahet. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë më, pasi kompania e teknologjisë që i përket Metës do të lejojë që historitë të jenë 60 sekonda.

Po kështu, ky funksion do të fillojë të vendoset në ditët në vijim mes përdoruesve të rrjetit social në nivel global, pas testimit të tij vitin e kaluar.

Sipas portalit TechCrunch , ky limit i ri do të lejojë që videot më të gjata të ndahen pa shkurtime, për sa kohë që ato zgjasin më pak se një minutë. Nëse përdoruesit e tejkalojnë atë kufi, përmbajtja do të ndahet në klipe siç ishte më parë./21Media

Back to top button