Ish-presidenti rus thotë se kërcënimi bërthamor nuk është blof

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore “nëse është e nevojshme” dhe se kjo “sigurisht nuk është një blof”.

Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se Moska do të duhet t’i përgjigjet kërcënimeve nëse ajo shtyhet “përtej kufijve të saj”, transmeton rtv21.tv.

Ai paralajmëroi se Rusia do të përgjigjet “pa shumë konsultime” pasi rriten tensionet me Perëndimin lidhur me referendumet e diskredituara që po zhvillohen nëse territori ukrainas i pushtuar nga Rusia duhet të bashkohet me Federatën Ruse.

Duke shkruar në Telegram, Medvedev tha se besonte se NATO “nuk do të ndërhynte drejtpërdrejt në konflikt edhe në këtë skenar”./21Media

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button