Tanjug: Serbëve në Kosovë u kanë dalë pagat nga Serbia. por nuk ka dinarë

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” ka raportuar se rreth 200 punëtorëve serbë në Kosovë u kanë dalë pagat nga Serbia.

Ky medium shkruan se për shkak të vendimit të Bankës Qendrore në Prishtinë, nuk kanë mundur t’i mbledhin pagat e tyre pasi nuk kishte dinarë.

Sllagjana Milenkoviq, njëra nga të mbledhurit para Bankës së Kursimeve, tha se është e indinjuar me vendimin e autoriteteve të Prishtinës, i cili e ndërlikon shumë jetën e përditshme.

“Na e vështirëson jetën, nuk mund ta rrisim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbinë qendrore për rrogën e tyre. Ka të moshuar dhe të sëmurë. Një herë kam arritur të tërheq 10 mijë dinarë në banak këtu, por edhe kaq është kufizuar”, tha Sladjana Milenkovic.

Back to top button