Tarantino mirëpriti fëmijën e dytë me gruan Daniella

Quentin Tarantino dhe bashkëshortja Daniella kanë njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë.
Dyshja, të cilët kanë gjithashtu një djalë dy vjeçar të quajtur Leo, mirëpritën vajzën e tyre më 2 korrik.
Në një deklaratë të dhënë për PEOPLE thuhet: “Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se Daniella lindi vajzën e tyre më 2 korrik 2022, një motër e vogël e Leos.
Regjisori i “The Once Upon a Time in…”, 59 vjeç, dhe modelja, 38, fillimisht njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë në shkurt, përcjell portali rtv21.tv
Daniella është vajza e kantautores izraelite Tzvika Pick. Quentin dhe Daniella fil filluan të takoheshin në vitin 2009.
Dyshja u fejuan në qershor të 2017-ës përpara se të martoheshin një vit më vonë në nëntor 2018.
Ceremonia u zhvillua në shtëpinë e tyre në Beverly Hills dhe ata mirëpritën djalin e tyre Leo në shkurt 2020 në Izrael.
Tani, ata e ndajnë kohën e tyre mes Los Anxhelosit dhe Izraelit.
Duke folur në Jimmy Kimmel Live! vitin e kaluar, Quentin shpjegoi se si lindi emri i djalit të tij./21Media

Back to top button