Taravari: Tërmeti nisi sot, por dridhja e fundit do të jetë me 8 maj

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari pas mbylljes së vendvotimeve tha se e “kanë votuar votën e shqiptarëve dhe se ndryshimi tashmë është brenda kutive të votimit”, përcjell TV21.

“Të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë ata që e kanë në dorë fitoren. Jemi të gjithë këtu de do t’i garantojmë secilit se vota do të jetë e sigurt dhe vullneti demokratik i qytetarit do të shprehet ashtu si duhet. Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket. Tërmeti nisi sot me pjesëmarrjen masive por dridhjet e fundit do të jenë më 8 maj kur janë zgjedhjet parlamentare”, tha Taravari.

Back to top button