Kaloni te përmbajtja kryesore

Taulant Kryeziu emërohet zëvendësministër i Integrimit Europian

Kryeziu: Jam i lumtur që në detyrën e re i bashkohem ekipit të jashtëzakonshëm në MIE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Taulant Kryeziun, zëvendësministër në Ministrinë e Integrimit Europian.

Këtë e ka konfirmuar Kryeziu përmes një postimi në Facebook.

“Sot me ndjenjë të madhe të përgjegjësisë kam pranuar detyrën e Zëvendës Ministrit të Integrimit Evropian. Jam i lumtur që në detyrën e re i bashkohem ekipit të jashtëzakonshëm në MIE të udhëhequr nga profesori Blerim Reka”, ka shkruar Kryeziu ndër të tjera në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button