Taylor Swift arrin rekord në Billboard 200

Edhe një sukses në Bilboard për Taylor Swift. Ajo për herë të parë në karrierën e saj arriti të ketë shtatë albume në top 40-tëshen e Billboard 200.

Kjo ndoshta mund të na duket e lehtë, por pa dyshim se ajo për të arritur deri këtu bëri punë të madhe. Swift lansoi shtatë albume të cilat u dëgjuan e u blenë nga dashamirët e saj.

Nga 1 prilli i këtij viti, në toplistë do të përfshihen albumet: Fearless, që është në pozitën e 52-të, dhe Speak Now, në pozitën e 69.

Ndërkaq sa i përket albumeve etë tjera, ato janë: Midnights në pozitën e tretë, Lover në të 13-tën, Folklore, në të 14-tën, Red në pozitën e 19-të, dhe Evermore në të 31-tën.

Bilboard po ashtu ka bërë të ditur se në fillim të 2023-tës, Swift kishte 10 albume në top 200-tëshe.

Kjo është një përmbushje që flet për popullaritetin e saj.

Swift me këtë sukses u bë personi i dytë në histori që arriti diçka të tillë. Whitney Houston e arriti këtë e para. Shtatë albumet e saj u rikthyen në toplista pas vdekjes së saj, më saktësisht në mars të vitit 2021.

Sa i përket toplistës së Billboard 200, në të radhiten albumet më të popullarizuara të javës në SHBA. Ato vlerësohen bazuar në shifrat e fitimeve nga shitja e tyre, shkarkimet në mediet sociale e të tjera./21Media

Back to top button