Taylor Swift zbulon se ka bashkëpunuar me Lana Del Rey për albumin e ri

Pas shumë spekulimeve, Taylor Swift ka zbuluar se Lana Del Rey do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Midnights”.
Swift dhe Del Rey bashkëpununuan për “Snow on the Beach”.
Kujtojmë që, së fundmi Swift foli për këngën “Anti-hero” për të cilën ajo thotë se është ndër të preferuarat, pasi flet për pasiguritë e saj.
“Nuk mendoj që më parë jam zhytur kaq shumë në pasiguritë e mia. Unë luftoj shumë me idenë se jeta ime është bërë e pakontrollueshme ..”, tha ajo.
Përveç “Anti-Hero”, Swift zbuloi edhe pesë këngë të tjera nga 13 në total.
Albumi do të publikohet më 21 tetor./21Media

Back to top button