Tayna dhe Azet më 30 qershor publikojnë këngën e re

Reperja e njohur Tayna, së fundmi lajmëroi adhuruesit e saj për një befasi.
Teksa ndau disa imazhe joshëse në Instagram ku shihet e veshur me shumë stil, Tayna la të kuptohet se një projekt i ri është rrugës. Por befasin nuk e zbuloi derisa të arrinte mbi 5 mijë komente në postimin e saj.
“Pesë mijë komente edhe nesër ju tregoj një lajm surprizë”, ka shkruar Tayna.
Më pas, reperja nga Prizreni dha lajmin e shumëpritur për adhuruesit duke zbuluar se më 30 qershor publikohet bashkëpunimi i radhës me reperin Azet.

Kujtojmë se dyshja kanë edhe një bashëpunim, këngën “Ti harro”, të cilën e kanë publikuar rreth një vjet më parë. Që nga publikimi, videokipi i “Ti harro” është klikuar mbi 14 milionë herë në YouTube./21Media

Back to top button