Të akuzuarit për vrasje i rritet dënimi

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket vendimit mbi dënimin, kundër të akuzuarit N.Sh.

Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda, e ka dënuar personin në fjalë më njëmbëdhjetë  vjet burgim, pasiqë e ka gjetur fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes se fortë mendore” , “mbajtje në pronësi, kontroll , posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”  si dhe “lëndim i lehtë trupor’’.

Në këtë mënyrë kolegji penal e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 17 nëntor të vitit 2016,  sipas të cilit, i akuzuari  për të njëjtat vepra ishte dënuar më dënim unik prej shtatë vjetësh burgim.

Gjykata e Apelit konstatoji se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana a e shkallës së parë, nuk  i përgjigjet shkallës se rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale për të cilat është shpallur fajtor dhe shkallës se përgjegjësisë penale të tij. Prandaj vendosi që t’i shqiptohet një dënim më i ashpër.

Back to top button