Të armatosur me pushkë, vullnetarë civilë përgatiten për të mbrojtur Kievin

Ndërsa trupat ruse hynë në Kiev të premten, ushtria e Ukrainës filloi të armatoste civilët për të ndihmuar në mbrojtjen e kryeqytetit.
Dhjetëra banorë qëndruan në radhë për të marrë pushkët sulmues në një qendër shpërndarjeje në qendër të Kievit pasi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që vullnetarët të merrnin armët.
Prej muajsh, Forca e Mbrojtjes Territoriale, një njësi speciale e formuar nën forcat e armatosura, ka rekrutuar banorë në qendrat urbane për të shërbyer në rast lufte. Të premten, frika u konkretizua shpejt në realitet kur trupat ruse arritën në Kiev, transmeton rtv21.tv.
“Ne kemi një rrezik real që vjen tani”, tha Ruslan Miroshnichenko, kreu i marrëdhënieve ndërkombëtare për Forcën e Mbrojtjes Territoriale.
“Kjo ka të bëjë me vetë ekzistencën fizike të Ukrainës si një shtet i pavarur,” shtoi ai. “Nëse shohim një patriot që dëshiron të mbrojë vendin, ne po i japim një mundësi”.
Rreth 18,000 pushkë sulmi, variante të kallashnikovit, janë shpërndarë në Kiev që nga e enjtja.
Për shumë njerëz në radhë, vendimi për të marrë armët dhe për të luftuar një betejë në rrugë kundër një prej ushtrive më të mëdha në botë u nxit nga patriotizmi./21Media

Back to top button