Të burgosurit tentojnë ta sulmojnë Granit Plavën

Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, ka deklaruar se ndaj Granit Plaves, njëri prej të dyshuarve në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, ka pasur tentim për sulm ndaj tij në qendrën e paraburgimit ku po qëndron.Sipas Dibranit, stafi ka reaguar menjëherë dhe është parandaluar rrahja.

Ai gjithashtu ka mohuar raportimet se Plaves iu është gjetur litar.

“Nuk ka rrahje, ka tentim të sulmit ndaj tij por stafi ka reaguar menjëherë dhe qshtë parandalu rrahja. Ndërsa sa i përket litarit nuk është e vërtetë që i është gjet sepse të burgosurit zakonisht kontrollohen dhe për shkak se janë duke u trajtuar si persona me rrezikshmëri të lartë janë në përcjellje të vazhdueshme” – ka thënë Dibrani për kallxo.com.

Sipas tij, informacionet fillestare janë se Granit Plava ka tentuar ta dëmtoj një batanije dhe se stafi menjëherë ka reagu. “Nuk ka pasur asnjë tentim për t’u vetëlënduar apo vetëvrarë” – tha drejtori i Shërbimit Korrektues.

Lidhur me rastin deri tani janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli./kallxo.com

Back to top button