Të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, shkojnë në Jarinje

Sarrazin dhe Frangeš në Ksoovë

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe ai i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš, kanë vizituar të enjten pikën kufitare në Jarinje, pak ditë pasi Lista serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës.
“Në pikëkalimin kufitar Jarinje në veri të Kosovës me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš dhe Manuel Sarrazin…”, shkruan ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejçiq.


Sarrazin dhe Frangeš gjatë vizitës së tyre në Kosovë janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Back to top button