Të enjten përballja Franca-Austria

Kampionia e botës, Franca kërkon fitoren e parë në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve të UEFA-s të enjten më 22 shtator, në orën 20:45.
Djemtë e Didier Deschamps mirëpresin Austrinë në Parc des Princes.
Këto skuadra barazuan 1-1 kur u takuan në Austri në qershor.
Megjithatë, Franca mbetet favorit për ta fituar këtë ndeshje.
Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema i mungon francezëve për shkak të lëndimit, megjithatë fituesit e Kupës së Botës të vitit 2018 kanë Kylian Mbappen,
Për Austrinë, Marko Arnautovic është favorit.
Franca është skuadra e vetme që nuk ka shënuar fitore në grupin e parë.
Austria e nisi shkëlqyeshëm me një fitore 3-0 në Kroaci, por humbi të dyja ndeshjet kundër Danimarkës./21Media

Back to top button