Të enjten seancë e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Të enjten (16 shtator 2021) në Shkup do të mbahet seancë e përbashkët qeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës, transmeton TV21.
“Sot, Qeveria miratoi pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen në një seancë të përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në Shkup më 16 shtator”, informuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
E një gjë të tillë, sot nga Tirana e paralajmëroi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Pasnesër do të kemi një takim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup. Jemi për marrëdhënie të mira bilaterale, por iniciativat nuk besojmë se duhet të behën pa BE-në brenda. BE-ja duhet të jetë aty”, deklaroi kryeministri Kurti./21Media

Back to top button