Të enjten shqyrtohet rezoluta për faturat e tatimit në pronë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar dy seanca për këtë javë.
Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë, Kusari-Lila ka thënë se të enjten do të mbahet seancë e rregullt, në rend dite të së cilës do të jetë edhe shqyrtimi i rezolutës për adresimin e çështjes së faturave të tatimit në pronë.

Ndërsa, seanca tjetër është solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe do të mbahet të premten e 17 shkurtit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi duhet t’i ngrejë çështjet madhore për vendin, teksa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje që për dy vjet në krye të Qeverisë, nuk ka bërë mjaftueshëm./21Media

Back to top button