Të famshmet që nuk u ndalën së punuari edhe gjatë shtatzënisë

Shtatzënia është proces, i cili ka sfida të vazhdueshme, 56% e grave shtatzëna vazhdojnë të punojnë me kohë të plotë.
Pjesa tjetër e nënave të ardhshme ose kërkojnë më pak orë ose vendosin të lënë punën e tyre përkohësisht. Të famshmit nuk bëjnë përjashtim, dhe shumë prej tyre vendosin të vazhdojnë karrierën e tyre ndërkohë që presin fëmijë.
Në prill të vitit 2022, ndërsa priste fëmijën e saj të tretë, Adriana Lima u kthye në pasarelë , duke shfaqur barkun në rritje. Supermodelja 40-vjeçare ka ecur në një sfilatë të modës Alexander Wang dhe ka ekspozuar barkun e saj.
Shtatzënë me binjakët e saj, Beyoncé performoi në Grammy Awards në 2017, ndërsa vajza dhe burri i saj shikonin nga publiku. Duke folur për performancën e saj më vonë, ylli i popit tha në mënyrë ikonike: “Gratë si ajo nuk mund të përmbahen”.

Tenistja zbuloi se ishte shtatzënë pak para fillimit të Australian Open në 2017. Në vend që të tërhiqej, Serena Williams vazhdoi të fitonte kompeticionin ndërsa ishte 8 javëshe shtatzënë./21Media

Back to top button