Vetëvendosje në Vushtrri me kallëzim penal për kryetarin e komunës, Ferit Idrizi

Lëvizja Vetëvendosje – Dega Vushtrri ka ushtruar Kallëzim Penal ndaj kryetarit të kësaj Komune, Ferit Idrizimi për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky kallëzim është bërë në në lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të shkollave.
“Ju rikujtojmë se për disa seanca me radhë kryetari dhe subjekti i ti politik me arrogancën e numrave dhe retorikës pamundësuan çfarëdo debati në lidhje me ketë çështje në seancat e kuvendit. Grupi ynë kuvendar ashtu siç është zotuar nga fillimi do të vazhdojë të jetë gardian i demokracisë, ligjshmërisë dhe llogaridhënjes brenda Kuvendit Komunal dhe jasht ti në mbrojtje të interesit qytetarë.”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./21Media

Back to top button