Të gjithë pacientët e prekur me COVID në Spitalin e Gjakovës janë nga Shqipëria

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë sot ka publikuar raportin 24 orësh, me ç’rast është bërë e ditur se 11 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID.
Sipas njoftimit, të gjithë pacientët që trajtohen për Covid janë nga Shqipëria
”2 pacientë pritet të testohen sot, 8 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacientë është në CPAP maske. Të gjithë pacientët që trajtohen për Covid janë nga Shqipëria. Virusi akoma gjendet në mesin tonë, respektoni masat që janë në fuqi”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button