Trafiku urban i rikthehet orarit të plotë

Dje kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19 dhe në lidhje me këtë, trafiku urban në Prishtinë ka njoftuar që tani të gjitha linjat do të mbahen me orar të rregullt siç janë mbajtur më herët.
Përmes një postimi në ”Facebook”, trafiku urban ka informuar se orari i rregullt i autobusëve është prej 06:00-22:00.
”Të nderuar qytetarë, në bazë të vendimit të Qevrisë me Nr.01/41 të datës 23.10.2021 autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.
Ndërsa kërkojmë mirëkuptimin e juaj sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmē ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:
J. [Transporti publik] 53. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.
54. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button