Të hënën grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të grumbullohet të hënën në Gjakovë.
Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, ka përpiluar listën që përbëhet mbi 30 lojtare. Siç ka informuar Federata e Hendbollit, fillimisht lojtaret e reja do t’i nënshtrohen testimit, ndërsa lojtaret e përzgjedhura do të vazhdojnë kampin.
Kampi do të mbahet prej të hënës deri më premten në Gjakovë.
“Grumbullimi i lojtareve bëhet në palestrën “Te Profa” nga ora 9:00. Prej orës 9:30 e deri në ora 12:00 bëhet testimi i lojtareve nga kryetrajneri Mitat Ferati. Gjenerata që do të paraqitet në vitin e ardhshëm në Evropianin U17 vlerësohet me potencial. Ferati, që për herë të parë punon në Kombëtaret e Kosovës, ka planifikuar disa grumbullime për të bërë përzgjedhjen më të mirë dhe njëkohësisht për të rritur nivelin e këtyre lojtareve.”, u bë e ditur nga FHK./21Media

Back to top button