Dalin pagat për mësimdhënësit grevistë

Pagat për mësimdhënësit grevistë janë ekzekutuar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
“Po, janë ekzekutuar sot”, tha Ibrahimi.
Në anën tjetër ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë ekzekutuar pagat për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI.
“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Çështja e pagave të mësimdhënësve ka hapur një debat të madh mes Qeverisë dhe SBASHK-ut.
Greva e mësimdhënësve dhe ajo në sektorin publik zgjati pesë javë./21Media

Back to top button