Kaloni te përmbajtja kryesore

Deklaratat e Kearns për armë në kishat serbe, Vuçiq: Po kryejmë hetim kundër deputetes

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka reaguar deputetes birtanike Alicia Kearns, e cila para dy ditësh tha se “armë nga Serbia po ruhen në kishat serbe në Kosovë”.

Vuçiq tha se Kearns është e njohur për “aktivitetet e saj antiserbe”.

“Mos u shqetësoni zonjë, ne tashmë po kryejmë një hetim kundër jush, për të parë pse po e bëni këtë, nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk reagon, ne jemi të detyruar ta bëjmë”, tha Vuçiq, siç citon RTS.

Ai përmendi disa shembuj të veprimeve të policisë në të cilat u kontrolluan ambulancat dhe nuk u gjet asgjë.

“Të gjitha këto po e bëjnë për të shembur sistemin shëndetësor në Kosovë dhe veprimet që po i bëjnë në Kosovë nuk janë të rastësishme”, u shpreh Vuçiq.

Për deklaratat e Kearns dje reagoi edhe KFOR-i, të cilët thanë se prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it dhe se pas hetimeve të mëtejshme për konfirmuar një gjë të tillë, “nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button