Të lënduarit në Tetovë nuk kanë pasoja nga zjarri, siguron Filipçe

Të lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasoja nga zjarri që kanë marrë në Qendrën Covid në Tetovë, siguron ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Thotë se në mesin e të lënduarve dhe as viktimave nuk ka personel mjekësor.
“Në Kovid Qendrën në Tetovë janë hospitalizuar 26 pacientë. Personeli mjekësor është përbërë nga mjek, infermierë – dy mjek dhe katër motra medicinale. 12 pacientë që janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga Qendra Kovid, për momentin hospitalizohen në Spitalin e Tetovës dhe ata janë në gjendje shëndetësore stabile. Nuk kanë pasoja nga zjarri. Nuk ka punëtorë shëndetësor as të lënduar, as të vdekur”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ka bërë të ditur se për një pjesë të viktimave tashmë ka përfunduar obduksioni, për pjesën tjetër pritet në vijim. Do të realizohen edhe analiza të ADN-së.
Ka njoftuar se viktimat janë të moshës prej 29 deri 79 vjeç.

Back to top button