Të martën në Kino Armata shfaqet “Përtej territ”

Të martën(29 nëntor) në Kino Armata do të shfaqet filmi “Përtej territ” me regji të Donjetë Mejtanit.
Filmi nis në orën 19:00.
“Tri gra të guximshme kosovare rrëfejnë historitë e jetës së tyre se si i mbijetuan abuzimeve e dhunës, mirëpo rastet e tyre mbesin të neglizhuara ndër vite dhe të pazgjidhura si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërkohë që akoma presin ndihmën që u takon, ato japin detaje të luftës së tyre për shpëtim dhe kërkojnë që drejtësia të vihet në vend. Megjithatë, për të ngritur zërin hapurazi rreth sfidave nëpër të cilat kaluan, u kërkua guxim, dhe ato shpresojnë se guximi i tyre për të dalë prej territ në dritë do të ketë jehonë në shoqërinë dhe institucionet kosovare..”, përshkruhet filmi./21Media 

Back to top button