Vajza nga Gjilani rrahu nënën

Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë, e cila dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Rasti që në polici është raportuar nga nëna, ka ndodhur të martën rreth orës 05:15 në Gjilan.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button