Të mërkuren hapet ekspozita ”Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”

Të mërkurën në orën 18:00 do të hapet ekspozita ”Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Kulturës, teksa ka treguar se kjo ekspozitë do të hapet në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë.
”Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor për vitin 2022, të mërkurën hapin ekspozitën me titull “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.
Kjo ekspozitë përbëhet nga rreth 25 stenda, të cilat përmbajnë objektet e përzgjedhura nga pavijonet e muzeut. Muzeu Historik Kombëtar krahas objekteve të shumta, ka edhe një koleksion të pasur artefaktesh arkeologjike prej të cilave mund të përmendim: koleksionin e objekteve prehistorike; koleksionin e skulpturave; enët prej qeramike; monedhat ilire, greke e romake; objekte të shumta të zejtarëve vendas në qeramikë e metal etj., me një shtrirje të gjerë në kohë nga prehistoria, antikiteti greko romak, periudha antike e vonë e deri në mesjetë”, thuhet në njoftim.
Larmia e objekteve mesjetare të ekspozuara synon të ofrojë një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale, që u formua në territorin e Shqipërisë./21Media

Back to top button