Të mërkuren jepet “Unë” në Teatrin Kombëtar

Të mërkurën(22 dhjetor) me fillim nga ora 20:00, jepet shfaqja “Unë” e regjisorit Kreshnik Musolli.
E bazuar në “Makbeth” të William Shakespeare, për “Unë” përformojnë Fatmir Smani, Jeta Musolli, Muhamet Bikliqi, Fisnik Smani, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Musolli i fton të gjithë të interesuarit përmes një postimi në Facebook.

Makbethi është një tragjedi e Shakespeare. Mendohet se është kryer për herë të parë në vitin 1606. Ajo dramatizon efektet e dëmshme fizike dhe psikologjike të ambicies politike mbi ata që kërkojnë pushtetin për hir të saj./21Media
 

Back to top button