Të martën në Teatrin Kombëtar Valmira Thaqi e Dituri Neziraj vijnë me “Jam unë ajo”

Valmira Thaqi e Dituri Neziraj vijnë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me leximin skenik të dramës “Jam unë ajo”, më 21 dhjetor (e martë), me fillim nga ora 12:00.
Sipas Valmirës, Dija dhe Vesa janë dy portagonistet e dramës përmes të cilave vjen rrëfimi për gjendjen emocionale dhe psikolgjike të grave lehona dhe periudhën e rimëkëmbjes pas lindjes. Midis luftës së brendshme dhe asaj të jashtme, ato gjejnë veten në një botë të pakuptimt, të errët fajtore për sjelljen në jetë të një krijese aq delikate dhe të pastër. Të paafta për këtë mision aq të vështirë, ato shpesh vdekjen e tyre e gjejnë si shpëtim.
“Të gjitha këto peripeci, vijnë nga depresioni i paslindjes, i cili nuk flitet, nuk ndihmohet dhe nuk trajtohet klinikisht, siç duhet. Kjo temë fatkeqësisht është ende tabu, si pasojë e mentalitetit tradicional”, thotë Valmira.
Aktore janë: Valmira Hoti dhe Fitore Broqi./21Media

Back to top button