Të moshuarës, viktimë e sulmit fizik sot i është kryer vizitë specialistike

Në Qendrën e të moshuarve në Pejë “Orenda” ku edhe ndodhi sulmi ndaj të moshuarës edhe sot kanë vazhduar inspektimet pasi inspektorë e zyrtarë nga Policia janë parë duke hyrë në objektin e kësaj qendre.
Ndërsa, e moshuara e cila është edhe viktimë e sulmit sot është ekzaminuar edhe në Spitalin Regjional të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti i cili tha se e moshuara sot ka kryer vizitë specialistike nga mjeku specialist në Spitalin e Pejës.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se pacientja e përmendur nga ju, ka kryer vizitë specialistike nga Mjeku Specialist i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me ç` rast i është lëshuar edhe raporti mjekësorë për vizitën e kryer”, tha ai.
Tashmë janë arrestuar tri infermieret që dyshohen për sulmin fizik.
Ndërkaq, e moshuara e cila ishte viktimë e këtij sulmi është larguar mbrëmë nga kjo qendër strehimore në Pejë./kp

Back to top button