Të nominuarit për çmimin “Trajneri i Muajit” në Premier Ligë

Pesë trajnerë që e filluan sezonin në mënyrë fantastike janë nominuar tani për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit gusht në Premier Ligë.
Tifozët mund të votojnë për Mikel Artetan, Antonio Conten, Pep Guardiolan, Graham Potter dhe Marco Silvan deri të hënën e 12 shtatorit.
Vota e tifozëve do të kombinohet ne atë të panelit të ekspertëve të futbollit për ta vendosur fituesin i cili do të publikohet gjatë javës së ardhshme.
Më poshtë i gjeni trajnerët e nominuar për çmimin në fjalë.
Mikel Arteta (Arsenal) – 5 ndeshje, 5 fitore
Antonio Conte (Tottenham) – 5 ndeshje, 3 fitore dhe dy barazime
Pep Guardiola (Manchester City) – 5 ndeshje, 4 fitore dhe një barazim
Graham Potter (Brighton) – 5 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje
Marco Silva (Fulham) – 5 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button