Mattarrella: Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është e plotë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takoi homologun e tij, Presidentin Italian, Sergio Mattarella.
“Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është e plotë”, ka thënë Presidenti Mattarella.
Ndërkaq, Presidenti Begaj foli për rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve.
“Shqipëria dhe Italia janë dy vende me lidhje të hershme dhe të qëndrueshme ndër shekuj. Vende mike me një afërsi jo thjesht gjeografike, por në radhë të parë historike, kulturore e njerëzore. Në rrugëtimin euro-atlantik, Shqipëria ka qenë me fat që ka gjetur te Italia një mike të vyer dhe mbështetëse. Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në shënon një stacion të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, që kërkon përkushtim të shtuar në një proces transformuer për të gjitha institucionet dhe ekonominë tonë”, ka thënë Begaj.
Ndërkaq, Matarella theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, ndërsa theksoi se objektivi i përbashkët është të sigurojë lidhjen midis BE-së e Ballkanit Perëndimor.
“E kemi pritur me kënaqësi të madhe arritjen e udhëtimit historic për hapjen e negociatave të Shqipërisë. BE me pak vonesë arriti të kalojë e realizojë premtimin e dhënë shqiptarëve. Jam i sigurt se puna që do të zhvillohet në kuadër të komitetit ekonomik do të jetë e çmuar për të shtuar këto përspektiva dhe investimet italiane në Shqipëri. E dimë që e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Objektivi i përbashkët është të sigurojmë lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Mattarrella./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button