Të paktën 15 të vdekur nga reshjet e rrëmbyeshme në Chongqing të Kinës
Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë zhdukur, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme në Chongqing, në jugperëndim të Kinës.
Vdekjet janë regjistruar që nga e hëna pasi shirat e dendur kanë goditur Kinën jugperëndimore, duke bërë që katër qarqe në Chongqing të lëshojnë paralajmërimet e nivelit më të lartë të alarmit të kuq.
Videot nga qyteti i madh tregojnë banorët duke u shpëtuar, teksa autoritetet punojnë për të pastruar rrugët nga përmbytjet.
Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës gjithashtu ngriti nivelet e saj të emergjencës, sipas mediave shtetërore kineze, përcjell rtv21.tv.
Provinca fqinje Sichuan gjithashtu është goditur rëndë, me më shumë se 460,000 banorë të prekur nga shiu i dendur – por nuk raportohet për viktima deri më tani, sipas qeverisë provinciale. Më shumë se 85,000 banorë të Sichuan janë zhvendosur.
Në fillim të kësaj jave, vendi regjistroi numrin më të lartë të ditëve të nxehta gjatë gjashtë muajve.
Kina veriore, një rajon shumë i populluar me qindra miliona banorë, është goditur veçanërisht rëndë, me më shumë valë të nxehti që priten në javët e ardhshme. /21Media