Të paktën 20 të vdekur dhe 119 të plagosur nga shpërthimet në Kabul
Ceremonia mortore kthehet në fatkeqësi
Të paktën 20 persona u vranë dhe 119 të tjerë janë plagosur në tre shpërthime që u regjistruan sot në Kabul, gjatë ceremonisë mortore të një personi i cili u vra një ditë më parë gjatë protestave për shkarkimin e qeverisë afgane.
“Informacionet e para bëjnë të ditur për të paktën dhjetë të vdekur”, tha Najib Danish zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.
“Një numër i konsiderueshëm personash u vranë gjatë ceremonisë funebre të Salim Ezadyar”, djali i një politikani të shquar afgan, u shpreh për median një dëshmitar, Abdul Wudood.