Vriten dy ushtarë

Ushtarakët po patrullonin mes Bir el Ater dhe Negrine

Dy ushtarakë algjerianë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe artizanale në rajonin Bir el Ater, pranë kufirit me Tunizinë.

Ushtarakët ishin në patrullim të shtunën në mëngjes në afërsi të Bir el Ater, rreth 600 kilometra në juglindje të Algjerit, në momentin e shpërthimit të një bombe artizanale, sqaroi ky burim në kushte anonimati.

Sipas një burimi tjetër të sigurisë, ushtarakët po patrullonin mes Bir el Ater dhe Negrine, në një aks përgjatë kufirit tunizian rreth njëzet kilometra brenda territorit algjerian, në një zonë thuajse shkretëtirë.

Shpërthimi dhe bilanci nuk konfirmohet zyrtarisht për momentin.

Back to top button