Të paktën 20 të vdekur, përmbytet varka me migrantë pranë brigjeve italiane

Të paktën 20 persona kanë vdekur kur një varkë me emigrantë u përmbys pranë brigjeve të ishullit Lampedusa të Italisë në Detin Mesdhe, raporton ANSA.

Që kur varka, e ngarkuar me emigrantë, u përmbys pranë brigjeve të Lampedusës, deri më tani janë gjetur 20 trupa, ndërsa operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim, tha ajo.

Sipas raporteve fillestare, ka deri në 80 të mbijetuar.

Back to top button