Të paktën 2,000 të vdekur dhe 10,000 të zhdukur pas përmbytjeve

Rreth 2,000 njerëz kanë vdekur dhe 10,000 besohet të jenë  zhdukur pasi stuhia Daniel solli aq shumë shi në verilindje të Libisë, saqë dy diga u shembën duke dërguar ujin që derdhej në zonat tashmë të përmbytura.

“Numri i vdekjeve është i madh dhe rreth 10,000 raportohen të zhdukur”, tha të martën gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Tamer Ramadan, kreu i delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në Libi.

Rreth 6,000 njerëz janë të zhdukur vetëm nga qyteti lindor Derna, tha Othman Abduljalil, ministër i shëndetësisë në qeverinë lindore të Libisë, të mbështetur nga parlamenti lindor, për TV Almasar të Libisë.

Abduljalil vizitoi Derna të hënën, duke përshkruar pjesë të saj si një “qytet fantazmë”.

“Situata ishte katastrofike… Trupat janë ende të shtrirë në shumë vende”, tha Abduljalil për TV Almasar të Libisë.

“Ka familje ende të ngecura brenda shtëpive të tyre dhe ka viktima nën rrënoja… Unë pres që njerëzit të jenë zhytur në det dhe nesër (e martë) në mëngjes do të gjejmë shumë prej tyre”, tha ai./21Media

Back to top button