Të paktën 27 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë

Të paktën 27 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në qendër të qytetit Osaka në Japoni.
“Policia po heton nëse zjarri ka filluar qëllimisht”, tha transmetuesi publik NHK.
Ata po hetojnë raportet se një burrë ka derdhur lëndë ndezëse që ka shkaktuar zjarrin, transmeton rtv21.tv.
Pamjet treguan xhama të nxirë pasi dhjetëra zjarrfikës shuan zjarrin në katin e katërt.
Të gjithë ata që dyshohet se kanë vdekur ishin në një klinikë psikiatrike në katin e katërt të ndërtesës.
Disa njerëz u evakuuan nga ndërtesa nga ekipet e zjarrfikësve duke përdorur shkallët.
Zjarri u shua me sukses brenda gjysmë ore, pasi u dogj në një sipërfaqe prej rreth 20 metra katrorë.
Asnjë dëm nuk është raportuar në katet e tjera brenda ndërtesës ose në ndonjë pronë fqinje.
Vitin e kaluar, Japonia përjetoi një ndër incidentet e saj më të rënda të viktimave masive që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi një burrë i vuri zjarrin një studio filmi në Kioto në vitin 2019, duke lënë 36 njerëz të vdekur./21Media

Back to top button