Helmohen shtatë nxënës në Prizren

Shtatë nxënës janë helmuar me ushqim në një lokal në Prizren, të cilët edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i spitalit të Prizrenit, Shefajet Berisha i cili ka thënë për portalin rtv21.tv se në repartin e infektives kanë kërkuar ndihmë 7 nxënës të moshës 13 vjeçare të shkollës SHFMU “Fadil Hisari” ne Prizren. Tre pacientë pas kontrollimit të mjekut janë lëshuar menjëherë në shtëpi, ndërsa 4 janë hospitalizuar dhe janë trajtuar me terapi infusive.
”Pas marrjes së terapisë edhe ata janë lëshuar në shtëpi. Simptomat kanë qenë vjellje dhe therje barku”, ka thënë Berisha.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar edhe me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku zëdhënësi, Lamir Thaçi ka bërë të ditur se është marrë një mostër e picës e cila ishte duke u konsumuar nga ana e njërit nxënës gjithashtu janë anketuar edhe 4 nxënës pasi qe tre prej tyre nuk janë shtrire ne repart.
”Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale Prizren ka mare njoftim nga Policia e Kosovës për dyshime se disa persona janë helmuar me ushqim ne SHFMU “Fadil Hisari” ne Prizren. Inspektorët menjëherë rreth orës 10:40 kanë dalur ne raste. Sipas raportit të spitalit, Diagnoza përfundimtare e pacientëve të rastit është Obs Intoxikacion Pastaj është bere inspektimi i furrës se bukës ku janë marre edhe tre mostra ( 1 mostër cope pice e përgatitur dhe 2 sallame të prodhuesit Koral me të cilët është furnizuar furra). Janë kontrolluar hapësira dhe mjetet e punës” bëhet e ditur nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
Pas vlerësimit të trupës inspektuese furra qëndron e mbyllur deri në një vendim tjetër nga inspektorati./21Media

Back to top button