Të paktën 30 të vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor

Të paktën 30 njerëz humbën jetën, kryesisht punëtorë që po shkonin në qytetin e tyre për të festuar Bajramin dhe mbi 40 të tjerë u lënduan kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion në një autostradë në rrethin Dera Ghazi Khan të Provincës Punjab të Pakistanit.
Të lënduarit u transferuan në një spital aty pranë, ku personeli mjekësor konfirmoi vdekjen e 18 personave pas mbërritjes së tyre, transmeton rtv21.tv.
Ministri i Informacionit dhe Transmetimit të Pakistanit, Fawad Chaudhry konfirmoi se të paktën tridhjetë njerëz kanë humbur jetën në këtë aksident.
Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Pakistan dhe shumica e tyre shkaktohen për shkak të infrastrukturës së dobët./21Media

Back to top button