Të paktën 33 të vdekur pas përmbytjeve në Gjermani
Të paktën 33 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Gjermaninë perëndimore.
Të paktën katër persona kanë vdekur në Belgjikë, ndërsa Holanda gjithashtu është goditur keq.
Reshjet e mëdha të shiut në pjesë të Evropës perëndimore që kanë bërë që lumenjtë kryesorë të shpërthejnë brigjet e tyre, transmeton rtv21.tv.
Malu Dreyer, shefja i rrethinës Rhineland-Palatinate, e përshkroi përmbytjen si një “katastrofë”. “Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë njerëz ende janë në rrezik”, tha ajo.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila është në SHBA përpara një takimi me Presidentin Joe Biden, tha se ishte “tronditur nga katastrofa”.
Helikopterët e policisë dhe qindra ushtarë janë vendosur në disa zona për të ndihmuar banorët e bllokuar. Më parë, policia tha se dhjetëra njerëz po prisnin në tavane për t’u shpëtuar.
Shkollat janë mbyllur përreth perëndimit të vendit, ndërsa lidhjet e transportit janë ndërprerë./21Media
🌧 La crue de la Vesdre atteint une ampleur dramatique à Verviers dans l’est de la Belgique ce matin ! Certaines rues sont noyées sous près de 2 mètres d’eau ! (© Katia Bogaert) pic.twitter.com/yDGNgflP1y
— Météo Express (@MeteoExpress) July 15, 2021