653 kërkesa për votim jashtë Kosovës

Deri më 14 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 699 aplikacione për regjistrim për të votuar jashtë Kosovës, por 651 prej tyre janë aprovuar.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë për rtv21.tv se 46 aplikacione nuk janë aprovuar deri më tani për shkak se aplikuesit nuk kanë plotësuar kriteret juridike për t’u përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës.
“Të gjithë personat që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës, e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet në adresë të KQZ-së duhet të arrijnë deri më 15 tetor”, ka thënë Elezi.
Ndryshe, periudha kohore për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës është deri më 18 gusht./21Media

Back to top button