Të paktën 43 të vdekur nga zjarret në Algjeri

Policia algjeriane ka bërë të ditur se të paktën 43 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që shpërthyen prej ditësh në vend.
Më shumë se 30 zjarrë u shuan gjatë fundjavës, por ka ende prej tyre që nuk janë shuar.
Sipas autoriteteve atje, numri i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë.
Më shumë se një mijë familje janë evakuuar nga zonat e prekura.
Ndërkaq, 13 persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në ndezjen e zjarreve./21Media

Back to top button