Të paktën dy të vrarë ndërsa policia shpërndan protestuesit

 

Të paktën dy njerëz janë vrarë gjatë protestave të reja në Mianmar kundër një grushti shteti ushtarak.

Raportohet se policia përdori municione për të shpërndarë demonstruesit, transmeton rtv21.tv.

Qindra persona ishin mbledhur për një tubim në një kantier detar në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit. Disa u plagosën nga zjarri dhe plumbat e gomës.

Në Myanmar ka pasur  javë të tëra me protesta pas grushtit të shtetit që përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Dhuna në Mandalay vjen një ditë pasi një grua u bë viktima e parë nga protestat./21Media

Back to top button