Të pavaksinuarit në dasmë do ta kenë një tryezë të veçantë

Një nuse nga Sydney ka thënë se po mendon t’i vendosë të gjithë të ftuarit e saj të pavaksinuar së bashku në një tryezë të vetme “anti-vaks”.
Duke folur në emisionin radiofonik australian Kyle and Jackie-O në, gruaja, e quajtur Heidi, shpjegoi se dasma e saj do të zhvillohet në mars të vitit 2022.
“Po mendoj ta kem një ‘tavolinë anti-vaks’ të veçantë, në mënyrë që të gjithë të ftuarit e tjerë të jenë pak më të qetë me personat që nuk janë vaksinuar atje”, tha ajo.
Të dy drejtuesit e radios ranë dakord se do të ishte “e arsyeshme” t’u kërkohej të gjithë të ftuarve të pavaksinuar që të bënin një test Covid-19 përpara dasmës, transmeton rtv21.tv.
Për shkak të kufizimit aktual në Uellsin e Ri Jugor, ata që janë të pavaksinuar ose jo plotësisht të vaksinuar lejohen të marrin pjesë vetëm në “një shërbim të vogël dasme”.
Kjo do të thotë se ata mund të marrin pjesë vetëm në një martesë me deri në 11 persona, duke përfshirë ata që martohen, personin që kryen martesën, dy dëshmitarë, dikë që do të regjistrojë shërbimin dhe pesë të ftuar.
“Të gjithë njerëzit që nuk janë vaksinuar plotësisht në një shërbim të vogël dasme duhet të ulen gjatë konsumimit të alkoolit dhe kur hanë e pinë”, shton uebfaqja e qeverisë së Uellsit të Ri Jugor./21Media

Back to top button