Të premten në Polici dorëzohet dosja për keqpërdorimet për Fondin e sigurimeve shëndetësore

Para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është duke raportuar drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i cili lidhur me dyshimet për keqpërdorimet që kanë dal në media tha se janë tendencioze.
Ai tha se të premten dosjen do ta dërgojë në Polici.
Sipas tij, prej vitit 2018 kanë nisur sulmet, e që siç tha ai, përkojnë me kohën prej kur ka propozuar ndryshimin e udhëzimit administrativ e tutje.
Lidhur me zyrat e agjencive pranë Fondit, Plakiqi tha se e ka ftuar inspektoratin shëndetësor për te ditur natyrën e këtyre agjencive dhe nga inspektorati i kanë thënë se nuk ka kompetencë sepse është kompetence e ARBK-së.
Sipas tij, deri më tani kanë barazuar 44 institucione shëndetësore që janë bazuar dhe shuma e fondeve të pashfrytëzuara është 1.4 milionë.
Ai tha se tani janë në fazën e barazimit me 48 institucionet jashtë vendit në Maqedoni të Veriut dhe Turqi.
Plakiqi lidhur me fryrjen e faturave ka thënë se kur është vërejtur qe ka diçka të dyshimtë e kanë adresuar në bordi.
Deputeti Haxhi Avdyli tha se fondi vepron sipas Ligjit për sigurime shëndetësore.
“Me çfarë baze ju e keni futur shtetin tonë në borxhe”, pyeti ai.
Për këtë Plakiqi pati një përgjigje.
“Ne nuk e kemi futur shtetin në borxh, neve na ka fut në borxh QKUK dhe MSh. Bordi i trajtimeve jashtë është kompetentë për aprovim dhe refuzim të kërkesave për subvencionim”, tha ai.

Back to top button