“Të refuzohet kërkesa e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë”

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka kërkuar OSBE-së në Kosovë që të sigurohet përfshirja e këtij misioni në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë. Por, autoritetet në vend thonë se nuk mund të ketë procese që janë në kundërshtim me organizimin e brendshëm ligjor të Republikës.

“Kjo tashmë është një praktikë e vjetër, i takon të kaluarës dhe Kosova e ka dëshmuar dhe vërtetuar se si duhet të sillet në raste të tilla. Ne kemi marrëveshje bazike me Serbinë për normalizim. Është për të ardhur keq se Serbia vazhdon të sillet se nuk ka marrëveshje me Kosovën. Duhet të respektohet marrëveshja bazike e Brukselit për njohjen De Facto dhe për të ecur tutje. Kjo cështje i përket të së shkuarës. Nuk mund të ndryshojnë rregullat. Kosova ka vepruar në dy raste edhe për zgjedhjet e mëparshme të Serbisë, edhe për kërkesën për mbajtjen e referendumit, nuk mund të ketë procese të tilla në Kosovë në kundërshtim me organizim e brendshëm të Kosovës.”, tha Rrustemi për RTV21.

Në KDI thotë se një kërkesë e tillë nuk mund të pranohet nga qeveria e Kosovës, derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Fatmirësisht Kosova e ka konsoliduar praktikën e casjes së mos lejimit të organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovvë. Unë besoj se nuk ka asnjë alternativeë tjetër përvec refuzimit të kësaj kërkese dhe atë për të paktën dy arsye. Nuk asnjë vend në botë ku zgjedhjet e një vendi organizohen në vend tjetër duke e njohur atë si territor përkatës të vendit tënd. Besoj që është e pa pranueshme që zgjedhjet e Serbisë të mbahen në Kosovë dhe nuk do të duhej fare të lejohen as modalitete të tjera të cila nuk përfshijë njohjen eksplicite të juridiksionit të Kosovës.”, tha Cakolli.

Përfaqësues të opozitës konsiderojnë se këto zgjedhje nuk mund të2 organizohoen në Kosovë pasi nuk ka përfaqësi diplomatike mes dy vendeve.

Mendoj se këto zgjedhje nuk duhen të mbahen në territorin e Kosovës. Kjo mbajtja e Serbisë në territor përmes proceseve politke, nënkupton cenim të integritetit dhe sovranitetit politik të vendit. Meqenëse Serbia nuk ka përfaqësi diplomatike në KS përshkak të mosnjohjes , atëherë nuk as aleternativë. Është një zyrë sic thirret zyra e Serbisë për Kosovë”., tha Berisha.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, njoftuan për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjeve lokale në disa qytete dhe komuna./21Media

Back to top button