Të shtëna me armë, 2 të vrarë 8 të plagosur

 

Dy njerëz janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave masive në qytetin amerikan Minneapolis.

10 personat e qëlluar përfshinin pesë burra dhe pesë gra.

Dy nga burrat vdiqën dhe një tjetër u dërgua në spital në një gjendje kritike. Shtatë personat e tjerë të plagosur raportohet se kanë lëndime që nuk konsiderohen të rrezikshme për jetën, transmeton rtv21.tv.

Raportohet se deri më tani nuk është arrestuar asnjë person lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë, John Elder tha se të shtënat me armë erdhen nga dy burra në një turmë që u futën në një grindje, të cilët nxorën armët dhe filluan të shtënat./21Media

Back to top button